Aktualitet

Policia e Shtetit zbardh ngjarjen tek Sheshi Skënderbej: Morëm njoftimin, shoferi përplasi tri makina, i gjetëm drogë në automjet

Fillimisht ai ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme, ndërsa në makinë i është gjetur lëndë narkotike.
Featured image of article: Policia e Shtetit zbardh ngjarjen tek Sheshi Skënderbej: Morëm njoftimin, shoferi përplasi tri makina, i gjetëm drogë në automjet Arben Mema
Përditësuar:

TIRANE- Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen që ndodhi sot në sheshin Skënderbej. Në një njoftim për mediat, PSH bën me dije se policia u njoftua se në sheshin Skënderbej një automjet po kryente manovra. Shoferi është identifikuar si Arben Mema. Fillimisht ai ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme, ndërsa në makinë i është gjetur lëndë narkotike.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin “Skënderbej”, një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit A. M., 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


LAJMI KRYESORE RËNDË/ Shoferit i prishen frenat dhe hyn me makinë në sheshin Skënderbej, qindra qytetarë dhe fëmijë shpëtojnë në fije të perit, një djalë HERO neutralizoi situatën

(f.g/dosja.al)

Shto Koment