Aktualitet

Policia: Ngjarja pak pas mesnate! U përfshinë nga flakët kabinat elektrike, 5 persona u asfiksuan

Policia njofton se janë asfiksuar 5 persona.
Featured image of article: Policia: Ngjarja pak pas mesnate! U përfshinë nga flakët kabinat elektrike, 5 persona u asfiksuan

Durrës- Policia e Durrësit ka dhënë informacion për zjarrin që ka rënë në Spitalin e Durrësit. Sipas Policisë nga flakët në mesnatë janë përfshirë kabinat elektrike të spitalit. Policia njofton se janë asfiksuar 5 pacientë.

Njoftimi i plotë

Më datë 11.01.2020, në orën 00:25, në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit, ka rënë zjarr, i cili ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë dhe zjarrfikësit. Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment