Aktualitet

Policia blindon urgjencën e Fierit, në kërkim 2 persona

Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe mësohet se ka shpallur në kërkim një person.

FIER- Pas ngjarjes së rëndë në Fier, Policia ka blinduar spitalin, i cilu bë skenë krimi. Dy grupe të armatosura pas një sherri në Levan, përfunduan duke qëlluar me armë dhe brenda urgjencës duke i terrorizuar të gjithë.

Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe mësohet se ka shpallur në kërkim 2 persona.

Autorët janë identifikuar dhe tashmë ai po kërkohen nga Policia për të përfunduar më pas në pranga.

Një ngjajre e rëndë është shënuar sot në Fier. 4 persona janë lagopsur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(A.B. Dosja.al)                    

Shto Koment