Politike

“Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba”/ Veliaj iu drejtohet qytetarëve: Mirënjohje për ata që mbajnë maska në autobus

FOTO
Veliaj ka deklaruar se Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë qº duhet të kujdesemi për veten.
Featured image of article: “Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba”/ Veliaj iu drejtohet qytetarëve: Mirënjohje për ata që mbajnë maska në autobus Erion Veliaj dhe qytetarë në autobus.

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ditën me një falënderim për të gjithë qytetarët që mbajnë maska teksa përdorin transportin publik në kryeqytet. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj thekson se Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht.

“Mirëmëngjes! Mirënjohje qytetarëve që mbajnë maska në autobusë – ruajnë veten dhe të dashurit e tyre! Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht! Një ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, një ditë më parë kreu i bashkisë së Tiranës dha lajmin se ka fituar betejën me COVID-19. Ai theksoi se gëzon shëndet të plotë dhe se tashmë i është rikthyer punës. Po kështu, edhe gruaja e tij, Ajola Xoxa është negative.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment