Aktualitet

Policia bashkiake i nxorri zvarrë nga palestra, familjet rome në Lezhë futen në banesat e dëmtuara: Të merren masa, nuk kemi ku të shkojmë

4 familje rome në Lezhë janë futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti, pasi shprehen se bonusi prej 126 mijë lekë që u ka dhënë bashkia nuk mjaton për të marrë një shtëpi me qera.
Featured image of article: Policia bashkiake i nxorri zvarrë nga palestra, familjet rome në Lezhë futen në banesat e dëmtuara: Të merren masa, nuk kemi ku të shkojmë Banorët në Lezhë.

Lezhë- 9 familje rome në Lezhë, të cilat Policia Bashkiake një ditë më parë i nxorri me forcë nga palestra ku ishin strehuar, pasi tërmeti iu prishi banesat, i bëjnë thirrje qeverisë për ndihmë. 4 prej familjeve janë futur në banesat e dëmtuara dhe pse iu rrezikohet jeta. Ata shprehen se bashkia u ka dhënë vetëm 126 mijë lekë bonus, por sipas tyre  këto nuk mjaftojnë për të marrë një banesë me qera.

“Ju lutemi shumë të marrin masa, do na zenë godinat brenda. Kryetari nuk bëri punë të mirë, nuk na priti.  Nuk e di se ku do të shkojmë dhe ku do të mbytemi. A mendojnë se janë familjarë? Apo mendojnë se jemi racë tjetër dhe nuk merren me ne? Mbrëmë jemi futur tek pallati që është prishur. Nuk interesohet njeri për ne. Pallati është i rrezikshëm, por nuk kemi ku të shkojmë. Çfarë tha ai, na tha keni marrë bonusin, a mendon kryetari për veten, për familjen e vetë, ne do ta çojmë lart e më lart. Se ne nuk do ta lemë me kaq, o të na gjejnë banesën neve ose të gjejnë vend ku të futen po na ndodhi gjë ne. Të merren masa. Na kanë dhënë bonusin e qerasë 126 mijë lekë. Shtëpi me këtë vlerë nuk ka.”, u shpreh një banore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasditen e djeshme shërbimi social i Bashkisë  Lezhë urdhëroi policinë bashkiake për nxjerrjen e menjëhershme të familjeve rome nga palestra. Kjo ka qenë e papritur për këta banorë që nuk kanë mundur ende të sigurojnë një shtëpi me qira, sepse bonusi është i pamjaftueshëm pasi qiratë janë të larta. Tashmë familjet rome janë në qiell të hapur. Për këtë vendim, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka deklaruar se ky vendim është i ligjshëm 

J.V/Dosja.al

Shto Koment