Sport

VIDEO / Policia arreston kushurinjtë Vogli, nën akuzën e veprimeve të dhunshme në aktivitete sportive dhe për goditjen e dy punonjësve të policisë së shtetit

Ngjarja ndodhur ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi” në ndeshjen mes Tiranës dhe Kastriotit, kur për një moment të caktuar të dy këta persona shkaktuan tension dhe ndërprerjen e ndeshjes
Featured image of article: VIDEO / Policia arreston kushurinjtë Vogli, nën akuzën e veprimeve të dhunshme në aktivitete sportive dhe për goditjen e dy punonjësve të policisë së shtetit
Përditësuar:

TIRANE – Pas ngjarjes së turpshme të ndodhur me drejtuesit e skuadrës së Kastriotit në ndeshjen e javës së 32-të të Kategorisë Superiore, policia e Tiranës arrestoi 6 persona në flagrancë. Por pas përfundimit të marrjes në pyetje të protagonistëve dhe të pranishmëvem, janë mbajtur të arrestuar dy kushurinjtë Alban dhe Gazmend Vogli, me role president dhe drejtor të klubit Kastrioti.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim, të shtetasve :

•Alban Vogli, 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli ;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

•Gazmend Vogli, 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment