Aktualitet

Policia arreston 5 shoferë: U kemi hequr patentën 75 të tjerëve, qindra janë gjobitur (VD)

Po ashtu bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Përditësuar:

TIRANË- Policia Rrugor ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit kontrollet me radar në rrguë, ku janë ndëshkuar qindra shoferë problematikë. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se disa qytete kanë vijuar kontrollet dhe janë hequr 75 patenta. Po ashtu bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

“Gjatë kontrolleve, në 24 orët e fundit janë goditur 2 raste të mitëdhënies nga Policia Rrugore e Tiranës, si edhe një rast i qarkullimit me armë në mjet, nga Policia Rrugore e Lezhës”, shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon monitorimi me radar i rrugëve inter-urbane dhe urbane. Gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Fushë-Krujë dhe Lezhë janë pezulluar 75 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, të konstatuara nga 6 radarë, 4 nga të cilët Trucam. Po për tejkalim të shpejtësisë por pa masë plotësuese, janë vendosur 105 masa administrative, matur me radar, kryesisht në rrugët urbane. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë përdorur edhe aparatet alkooltestues drager . Si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në të gjithë vendin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur: 243 masa administrative për parakalime dhe manovra të gabuara në rrugë; 230 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 647 masa për parkime të gabuara; 74 masa për mosvendosje të rripit të sigurisë; 40 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;28 masa për mungesë siguracioni; 443 masa për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, në 24 orët e fundit janë goditur 2 raste të mitëdhënies nga Policia Rrugore e Tiranës, si edhe një rast i qarkullimit me armë në mjet, nga Policia Rrugore e Lezhës. Parandalimi i aksidenteve, prioritet kryesor i Policisë Rrugore. Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Polícia Rrugore prej kohësh tashmë vijon kontrollet rutinë dhe evidenton shoferët problematíkë. Blutë e kryeqytetit i kanë bërë apel shoferëve problematíkë që të mos lëvizin me shpejtësi, por radari gjithmonë ka kapur “çmènduri”. Gjobat e vendosura kanë qenë të shumta dhe mijëra shoferëve u janë hequr patentat.

(A.B. E.K/ Dosja.al)

Shto Koment