Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Policia aksion blic në shtëpitë e Piklit dhe Veselit. Kontroll me qen e zbulues metalesh

Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se aksioni është zhvilluar në dy banesa, në atë të Oltion Veselit dhe Elton Piklit.

FUSHË KRUJË- Policia e Shtetit e mbështetur nga Forcat Speciale të Tiranës, ka zhvilluar një aksion të gjerë në Fushë Krujë në banesat e të arrestuarve për grabitjen në Rinas.

Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se  aksioni është zhvilluar në dy banesa, në atë të Oltion Veselit dhe Elton Piklit.

Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në disa banesa të tjerë, të dyshuarve të tjerë. Për kontrollin e banesave janë përdorur edhe qen, por dhe metal detektor. Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë aksion dhe me rezultatet e tij, nëse kanë gjetur gjëra të dyshimta apo jo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për grabitjen e Rinasit, gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Saimir Celën, Oltjan Veselin Renaldo Sulën, Alkond Bengasin dhe Elton Piklin, ku ky i fundit u arrestua gjatë kthimit të tij nga Bullgaria. Ata akuzohen se janë bashkëpunëtorë në grabitjen spektakolare në Rinas, ku rreth 2 javë më parë u grabitën rreth 6.7 milionë euro.

(A.B. Dosja.al)

  • “Nuk ka prova për t’i dënuar”, gazetari: Çfarë ‘fshihet’ pas aksionit blic në shtëpitë e Piklit dhe Veselit
  • Shto Koment