LIVE UPDATES
Politike

8 janari, Gjekmarkaj: Po të vonohej policia 5-10 minuta, në PD do kishte arkivole

18 Janar 2022, 19:39 Nga DOSJA

TIRANË – Nënkryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj ka folur në emisionin “Frontline” në News24 për 8 janarin dhe përjashtimet nga PD. Gjekmarkaj tha se ndodhi diçka që çoi drejt përjashtimeve, që ishte 8 janari dhe rrëfeu çfarë ndodhte brenda selisë së PD. Ai tha se vajza e lemeritur i lutej të kthehej në shtëpi ndërsa sulmohej selia e PD.

Sipas tij nëse ndërhyrja e policisë do të zgjaste dhe 5 apo 10 minuta në selinë e PD do të kishte arkivole.

“Përjashtimet janë një moment i vështirë në jetën e PD. Kohë më përpara nuk do ta mendoja kurrë që do gjendesha në pozitën e një njeriu që do të votonte pro përjashtimeve, sepse nga pikëpamja e kulturës time njerëzore jam kundër përjashtimeve, por ndodhi diçka që na çoi drejt përjashtimeve në mënyrë të logjikshme. Ishte data 8 janar. Unë kam qenë brenda në selinë e PD-së dhe ka qenë një nga ditët më të trishta të jetës time qoftë në raport me familjarët e mi, me time bijë që më kërkonte të kthehesha në shtëpi dhe ishte e lemeritur nga pamjet që shikonte se si i ati i saj në vitin 2022 ishte i rrethuar nga kolegët e vet, një turmë njerëzish, agresive që të kujtonte rrethimin e Krujës, ngjiteshin me shkallë, me kokë dashi, me një shinë hekuri, me qyski, me varre, me dinamit, kacavirreshin, gjuanin me gurë, shanin, kërcënonin që do vrisnin e do prisnin tek dyert. Ishte vërtetë tragjike.

Unë nuk jam në gjendje ta parashikoj. Ndihej klima e rrezikut. Kam përshtypjen që në qoftë se do të zgjatej ndërhyrja me 5 apo 10 minuta mund të ndodhte një kasaphanë dhe mund të kishte arkivole në selinë e PD-së.

 

 

Ishte projektuar një gjakderdhje. Fatmirësisht nuk ndodhi, por ishte ngjarje ka lënë shenjë. Ka lënë shenjë në emocionet, në gjykimin e gjithsecilit prej nesh”, deklaroi Gjekmarkaj.

Ai tha më tej se dyert e blinduara penguan në një farë mënyre gjakderdhjen dhe dhanë një ndihmë për të kuptuar thelbin e lëvizjes së Sali Berishës për interesat personale.

“Ndoshta koha do të na i ftohë, do të na i zbehë tensionin dhe tmerrin e asaj dite sepse dikush tha blinduat dyert. E vërtetë, por nuk duhet të harrojmë se kërcënimet erdhën para se të blindoheshin dyert. Ato dyer në një farë mënyre penguan që të ndodhte gjakderdhja. Por nga ana tjetër dhanë një ndihmë për të kuptuar thelbin e kësaj lëvizjeje të udhëhequr nga Sali Berisha për interesat e veta personale. Ishin gati të bënin gjakderdhje. Unë nuk do të shkoja kurrë, kurrë, kurrë e përsëris për të nxjerrë një koleg, Sali Berishën apo këdo tjetër në atë mënyrë, sepse besoj ende tek forca e votës, tek ligji, tek demokracia jo tek qyskitë, jo tek varretë, jo tek hekurat. Nuk do ta bëja kurrë as me Edi Ramën, as për kundërshtarin politik që ta nxjerr në këtë mënyrë, as ta poshtëroj publikisht, as ta dhunoj fizikisht. Kjo kulturë duhet të vdesë në Shqipëri njëherë e mirë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Ai theksoi më tej se për sa kohë fantazmat e kësaj kulture janë në xhiro, demokracia në Shqipëri është gjithmonë një iluzion, nuk është realitet i prekshëm.

“Ajo çfarë më ka bërë përshtypje aty brenda, njerëzit, deputetët, trupa drejtuese e PD nuk është se ndiente frikë për veten, por secili kishte shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë se si mund të degjeneronte situata, si mund të përdoreshin njerëzit, kolegët kundër kolegëve”, u shpreh nënkryetari i PD.

Ndërkohë Gjekmarkaj tha se policia ka ndërhyrë me vonesë dhe foli për një skenar politik të qeverisë.

“Policia ka ndërhyrë 1 orë e gjysmë me vonesë, ose të paktën 1 orë me vonesë dhe druaj shumë që ky ka qenë skenar politik i qeverisë sepse situata dukej nga televizionet dhe nuk ishte e nevojshme që të pritej shumë për të ndërhyrë sepse s’ke arsye të presësh kur sheh që një objekt i mbushur me njerëz brenda po sulmohet në mënyrë kriminale. Policia duhet të ndërhynte automatikisht që në momentin kur shfaqej dhuna në selinë e PD”, deklaroi Gjekmarkaj.

Marrë nga “Balkanweb”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit agron gjekmarkaj perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll
Politike 18 Janar 2022, 14:44

Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

TIRANË– Ish-sekretari gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth kërkoi reciprocitet për minoritetet nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Me anë të...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni