Bota

Policët prangosin brenda shkollës të miturin me aftësi ndryshe, 8-vjeçari nis të qajë kur i thanë se do ta çojnë në burg

VIDEO
Grupi i policëve kishte mbërritur në shkollën ku mësonte 8-vjeçari, pasi raportohet se fëmija ka goditur një mësues. Pamjet janë publikuar nga një avokat sëfundmi, ndërsa nuk është identifikuar emri i fëmijës.
Featured image of article: Policët prangosin brenda shkollës të miturin me aftësi ndryshe, 8-vjeçari nis të qajë kur i thanë se do ta çojnë në burg Momenti kur policet i vendosin prangat 8-vjeçarit ne Florida.

FLORIDA-Në dhjetor të 2018 në Florida policët kan vënë nën  pranga një djalë 8-vjeçar brenda ambienteve të shkollës.

Pamjet janë publikuar për herë të parë ditën e sotme, por ngjarja raportohet të ketë ndodhur përkatësisht në 14 dhjetor të 2018, siç shkruan DailyMail.

Në videon e bërë publike shihen oficerët e policisë të cilët u përpoqën të prangosnin një djalë 8 vjeçar, brenda shkollës. Në këtë kohë  i rrethuar vetëm nga policët, i mituri ka nis të qajë teksa efektivët i thonë se do të shkojë në burg.

Mësohet se videoja është filmuar nga kamera e trupit e njërit prej policëve që ishte prezent në këtë situatë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por ajo që ka ngjallur më shumë debat dhe ka shqqetësuar më shumë opinionin publik, është fakti se i mituri mendohet të jetë me aftësi ndryshe, mirpo efektivëve të policisë as që ju ka interesuar diçka e tillë.

Grupi i policëve kishte mbërritur në shkollën ku mësonte 8-vjeçari, pasi raportohet se fëmija ka goditur një mësues. Pamjet janë publikuar nga një avokat sëfundmi, ndërsa nuk është identifikuar emri i fëmijës.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment