LIVE UPDATES
Bota

Policë në universitete/ Në Greqi ndizet një luftë kulturore

1 Mars 2021, 19:29 Nga DOSJA
Policë në universitete/ Në Greqi ndizet një luftë

GREQI- Në kulmin e pandemisë Athina vendos një ligj të ri dhe me këtë ndez grindjen me universitetet. Studentët dhe pedagogët po luftojnë për të drejtat e tyre.

Përpara dekanatit të Universitetit Aristoteli në Selanik është varur një pllakat. Disa qindra studentë e mbajnë të bllokuar godinën – në korpusin që zakonisht është bosh për shkak të pandemisë. Pothuajse po aq policë qendrojnë përballë studentëve në territorin e universitetit. Studentët demonstrojnë kundër një ligji të miratuar së fundi, i cili parashikon, që policët të dislokohen në korpusin e universitetit. Me këtë qeveria synon të reagojë ndaj gjoja veprimeve kriminale nëpër univeristete. Por në universitete mendohet, se pas kësaj qendrojnë të tjera motive. Pedagogët dhe studentët po luftojnë tani për të drejtat e lirive të tyre duke tërhequr vëmendjen për rolin e rëndësishëm të universiteteve në historinë e Greqisë.

Plagë të së shkuarës

Fotini Tsibiridou, profesore në Universitetin Makedonia të Selanikut, është një ndër 1000 akademiket, që protestojnë kundër këtij ligji: “Unë druaj një kulturë ushtarake, që mund të futet në universitet bashkë me policinë. Kjo nuk përshtatet me bazën e lirisë së dialogut dhe të mendimit kritik.” Prania e policisë më shumë të krijon imazhin e shtypjes së kulturës. Fjalët e Tsibiridous kanë jehonën e një lufte kulturore, që po dominon prej disa dekadash jetën politike e shoqërore në Greqi. Pushtimi i Greqisë nga Wehrmacht-i i Hitlerit kulmoi me një luftë të përgjakshme civile, që u zhvillua mes partizanëve të majtë në Veri të Greqisë dhe qeverisë konservatore në Athinë. Që nga ajo kohë e majta dhe e djathta përballen në mënyrë të papajtueshme në Greqi. Tsibiridou rrënjët e konfliktit të sotëm i gjen nga ajo kohë: „Për shkak të kësaj simptome të luftës civile, që çoi edhe tek junta ushtarake në vitet 1967 deri më 1974 ka shumë kujtime të këqia për policinë.” Më 1974 mori fund koha e juntës ushtarake ndër të tjera edhe sepse, një kryengritje e studentëve në Universitetin e Athinës u mposht. Me azilin universitar që u aplikua pas kësaj universiteti konsiderohet qysh nga ajo kohë si një mjedis i mbrojtur për të përndjekurit politikë – derisa më 2019 qeveria e shfuqizoi këtë e tani do të vendosë policinë në korpus.

Arsimim më i mirë nga prania e policisë?

Theodoros Kallitsis nga partia Nea Dimokratia në Selanik nuk e kupton indinjatën. Ai e mbështet kryetarin e partisë dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis me ligjin e ri. Ëndrra e tij është, që Selaniku të bëhet qendra kulturore dhe shkencore e Ballkanit. Në këtë drejtim luajnë rol të rëndësishëm universitetet, por në to mungon siguria, thotë ai: “Detyra e policisë greke është të mbrojë universitetet, të garantojë sigurinë për studentët dhe pedagogët.”

Ai bën fjalë për kriminalitet në korpusin universitar. Vjedhje, vidhen pajisje, për të prodhuar drogë, si dhe aksione politike të grupeve radikale të majta. Një ngjarje e tillë ndodhi në tetor. Studentë të majtë sulmuan një dekan të një universiteti ekonomik të Athinës dhe e detyruan atë të mbajë një parrulle me deklaratë solidariteti për shtëpitë e Athinë dhe të Selanikut të zaptuara nga të majtët. Qeveria e qendrës së djathtë drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis më 2019 udhëzoi lirimin me dhunë të këtyre shtëpive.

Kallitsis nuk e kupton kritikën, madje as në kontekstin historik: “Do të krijohet një shërbim privat sigurie, që do të paguhet nga policia. Kjo strukturë do të jetë nën drejtimin e administratës së universitetit. Policia nuk do të jetë e armatosur”, thotë ai. Por nuk është kaq e thjeshtë. Policët e korpusit universitar do të lejohen të kontrollojnë personat, t’i arrestojnë ata përkohësisht apo t‘i marrin në pyetje. Kjo i tejkalon kompetencat e shërbimit të sigurisë. Pikërisht të tilla ndërhyrje në liri si dhe anulimin e azilit universitar që vlen që nga koha e juntës ushtarake duan të pengojnë protestuesit.

Qeveria e Nea Dimokratia është e vetme me këtë ligj të ri. Pjesa më e madhe e administratave të universiteteve, madje edhe e vetë universitetit konservator të Athinës, sindikata e policisë si dhe anëtarë me poste të Nea Dimokratia janë kundër dislokimit të policëve në universitete. Universitetet i kanë paraqitur një propozim qeverisë: Ato kërkojnë një truprojë private në korpus.

MARRË NGA DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis nea dimokratia theodoros kallitsis kyriakos mitsotakis nea dimokratia theodoros kallitsis

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën