
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar deklaratën e bërë në Kuvend ndaj deputetit Myslim Murrizi, të cilin e cilësoi si “polic“. I ftuar në AbcNews, Lleshaj u shpreh se kishte bërë gabim që e kishtë përdorur 3 herë termin, pasi nuk duhej. Megjithatë ai përmendi edhe njëherë se si ministër ai identifikohej me “blutë” e vendit.
PJESË NGA INTERVISTA:
Lleshaj: Është dhënë në mënyrë literale, Ia thashë që ke qënë pjesë e policisë financiare, dmth jo e Policisë së Shtetit se mund të ketë qenë sepse nuk i plotësonte kriteret.
Jonida Shehu: Jeni penduar?
Lleshaj: Është keqkuptuar. Edhe unë njeri jam. Kam kërkuar falje sepse jam keqkuptuar, nuk ka qënë për të (Murrizin). E kam thënë që identifikohem me çdo punojnës policie. E kam bërë atë deklarim. Jo thjesht i mbroj por identifikohem me ta. E thashë 3 herë, nuk duhej thënë. E mira mos të ishte thënë, por u tha.
(k.m/dosja.al)