Aktualitet

Plagosi babë e bir në Pogradec, arrestohet pas 7 muajsh 47-vjeçari

Arrestohet 47-vjeçari me iniciale B.L në Pogradec, plagosi babë e bir në gusht.
Featured image of article: Plagosi babë e bir në Pogradec, arrestohet pas 7 muajsh 47-vjeçari Foto ilustruese

Tiranë- Policia e Pogradecit ka arrestuar një 47 vjeçar pasi akuzohet për dy plagosje të ndodhura në muajin gusht të vitit të kaluar. Sipas Policisë 47-vjeçari me iniciale B.L ka plagosur me thikë për motive të dobëta babë e bir.

Njoftimi i plotë i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: B. L., 47 vjeç, banues në Pogradec. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e  datës 25.01.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 03.08.2019, ku në lagjen nr. 5, Pogradec, shtetasi B. L., për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin R. B., 49 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. B., 25 vjeç, banues në Pogradec.

J.V/Dosja.al

Shto Koment