Sport

Pogba përfundimisht ka një vlerë fikse kartoni, e duan dy super klube

Dilema e vetme është skuadra që Pogba do të zgjedhë. Rikthim në Torino, apo transferim i bujshëm në Madrid?
Featured image of article: Pogba përfundimisht ka një vlerë fikse kartoni, e duan dy super klube Paul Pogba

Sipas “The Sun”, aventura e francezit Paul Pogba mund të quhet e mbyllur me Manchester United. Kampioni i botës nuk ka më asnjë motiv për të luajtur në “Old Trafford”.

Vlera e kartonit të tij është 110 mln euro. Juventusi dhe Real Madrid janë dy klubet e interesuara për të dhe janë gati të paguajnë 110 mln euro. Trajneri Solksjaer nuk ka më asnjë kundërshtim, edhe pse deri javët e fundit ka kërkuar qëndrimin e mesfushorit.
Dilema e vetme është skuadra që Pogba do të zgjedhë. Rikthim në Torino, apo transferim i bujshëm në Madrid?
M.P. / Dosja.al

Shto Koment