Rajoni

Podujeva rikthen Berat Buzhalën pro VV: Urime Fitorja, tash që kaloi rreziku nga përplasja me Shtëpinë e Bardhë, sa më shpejt në zgjedhje të përgjithshme!

Buzhala i cili ishte distancuar prej disa muajsh nga VV, që prej përplasjeve të ish-kryeministrit Albin Kurti me SHBA-të, thotë se tani ky rrezik ka kaluar
Featured image of article: Podujeva rikthen Berat Buzhalën pro VV: Urime Fitorja, tash që kaloi rreziku nga përplasja me Shtëpinë e Bardhë, sa më shpejt në zgjedhje të përgjithshme! Berat Buzhala dhe Albin Kurti

PRISHTINË- Analisti dhe gazetari Berat Buzhala, mbështetës i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje, rikthehet në mbështetje të VV-së, pas fitores në Podujevë, ku partia mori një bastion historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Buzhala i cili ishte distancuar prej disa muajsh nga VV, që prej përplasjeve të ish-kryeministrit Albin Kurti me SHBA-të, thotë se tani ky rrezik ka kaluar, dhe Kosova duhet të drejtohet nga VV, dhe të zhvillohen sa më parë zgjedhjet e përgjithshme.

POSTIMI I PLOTË I BERAT BUZHALËS:

Pas zgjedhjeve ne Podujeve:
Klasa politike duhet t’i beje pergatitjet per me e çu vendin ne zgjedhje te pergjithshme ne mundesine e pare qe i jepet – mundesisht jo shume larg, edhe mundesisht brenda afatit te zgjedhjes se presidentit te ri, qe do te thote deri kah muaji mars ose prill. Rezultatin e atyne zgjedhjeve e dime pak a shume te gjithe. Tash pasiqe kaloi rreziku nga perplasja me Shtepine e Bardhe, le ta udheheqe vendin fituesi i zgjedhjeve, qofte vetem, qofte ne koalicion. Per mendimin tim me se miri vetem.
Pas humbjes ne Podujeve LDK duhet me u pa ne pasqyre edhe me mendu per reforma serioze. LDK, sipas meje, ka mundesi me qene subjekti me i mire opozitar, me kusht qe ulen e flasin me Lumir Abdixhikun , i cili aktualisht eshte aseti kryesor politik i LDK’se. Sigurisht qe jo per zgjedhjet e ardhshme, por per zgjedhjet pas zgjedhjeve te arshshme.
Urime fitorja LVV’se.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova zgjodhi sot dy krerët e rinj të komunave të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut Kryetari i Komunës së Podujevës është zgjedhur kandidati nga Lëvizja Vetëvendosja Shpejtim Bulliqi me 51.64% të votave. Ndërsa në Mitrovicë të Veriut ka fituar kandidati i Listës Serbe Milan Radojeviq. Kryetarët e këtyre dy komunave do të kenë një mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale në vitin 2021.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment