Aktualitet

“Po vuajmë për bukën e gojës”/ Naftëtarët e Ballshit në protestë, shefja e Sigurimit ngre alarmin: Kemi rrjedhje gazi, mund të ndodhë një Gërdec i dytë (VD)

Naftëtarët shprehen se po vuajnë për bukën e gojës pasi kanë 4 muaj pa marrë rrogat.Shefja e sigurimitka ngritur alarmin se në rafineri ka rrjedhje gazi që mund të sjellë edhe ndonjë shpërthim.
Featured image of article: “Po vuajmë për bukën e gojës”/ Naftëtarët e Ballshit në protestë, shefja e Sigurimit ngre alarmin: Kemi rrjedhje gazi, mund të ndodhë një Gërdec i dytë (VD) Foto të naftëtarëve

Ballsh-Ditën e sotme naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë dalë sërish në protestë pasi   nuk kanë marrë prej 4 mujash rrogat. Ata kërkojnë një zgjidhje nga shteti dhe theksojnë se kompania duhet që t’u japë sqarime. Një shqetësim ka bërë publik edhe shefja e sigurisë së Rafinerisë, Brunilda Jahaj, e cila shprehet se aty ka një rredhje gazi dhe nëse ndodh ndonjë shpërthim do të kemi një Gërdec të dytë.

“Siç e thanë edhe zjarrfikësit, gjendja është e mjerueshme. Për momentin këta janë në punë. Duam të dimë se ku është ngërçi, kush do të përgjigjet nëse larg qoftë ndodh diçka në këtë rafineri. Fola edhe me perfektin, por nuk dimë se ku të drejtohemi. Q dje kemi një rjedhje të gazit të lëgshëm, nëse shpërthen ajo do kemi një Gërdec të dytë. Nëse ajo sferë vazhdon të rrjedhë e gjithë lagjja do të mbytet”, u shpreh shefja e sigurimit teknik të Rafinerisë.”, u shpreh Brunilda Jahaj.

Ndërsa një nga naftëtarët në këtë protestë ka deklaruar po vuajnë për bukën e gojës edhe pse punojnë çdo ditë. “Këtu janë mbledhur njerëz hallexhinj, për bukën e gojës, na lënë në mes të rrugës, i bëjmë thirje qeverisë që popullit të Mallakstrës t’i japë një zgjdhje. Shteti ta detyrojë atë të firmës që të na vijë të na japë sparime. I bëj thirrje qeverisë që të ngrihemi sërish ta kërkojmë të drejtën tonë. Edhe sindikatën na e varrosën”, u shpreh një nga naftëtarët .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji”, është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment