Bota

Po vret më shumë se kanceri dhe sëmundjet e zemrës, Covid-19 tani është vrasësi numër 1 në SHBA

Mediat e huaja ditën e sotme e kanë quajtur koronavirusin si vrasësi numër 1 për SHBA-të, për shka të vdekjeve që shkakton krahasuar me sëmundjet e zemrës apo kancerin.
Featured image of article: Po vret më shumë se kanceri dhe sëmundjet e zemrës, Covid-19 tani është vrasësi numër 1 në SHBA Foto ilustruese

SHBA– Shetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë në botë për nurmin e të infektuarëve nga koronavirusi. Aktualisht New Yorku është edhe vendi më i goditur në SHBA ku ka shumë të infektuar dhe një numër rekord viktimash.

Prandaj edhe mediat e huaja ditën e sotme e kanë quajtur koronavirusin si vrasësi numër 1 për SHBA-të.

Ndryshe nga kanceri apo sëmundjet e zemrës Covid-19 po vret me mijëra  njerëz prej javësh në Amerikë.

Në  Amerikë shifra ditore e viktimave nga virusi ka arritur në 1,970, kur  1.774 vdekje rregjistrohen vetëm nga sëmundjet e zemrës dhe 1.641 njerëz vdesin  nga kanceri.

Tashmë kur Amerika shënon këto shifra tragjike për çdo ditë, numri i  për gjithshëm i  të vdekurve ka arritur në mbi 16 mijë, gati në nivelin e Italisë e cila mban rekord për numrin e viktimave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Të martën e kësaj u shënua edhe numri më i lartë për 24  orë i vdekjeve nga COVID-19 në Amerikë, të paktën 1939 njerëz  nuk mundën t’i bënin ballë virusit.

Burimi: TheSun 

A.C/Dosja.al

Shto Koment