Aktualitet

Po vjen vjeshta/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia, zona ku sot do të ketë reshje shiu (PARASHIKIMI)

Sot do të ketë reshje shiu vetëm në zonën juglindore të vendit. Ditën e sotme temperaturat maksimale do të shkojnë në 36 gradë.
Featured image of article: Po vjen vjeshta/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia, zona ku sot do të ketë reshje shiu (PARASHIKIMI) Foto ilustruese

SHQIPËRI- Sot do të kemi një mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb vetëm në zonën juglindore të vendit do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale sot pritet të shkojnë në 36 gradë.

Parashikimi: 

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Në zonat juglindore vranësirat kalimtare do të gjenerojnë reshje të karakterit lokal. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Shto Koment