AktualitetFactcheck

Po lëvizte me motor në drejtim të Dajtit/ Momentet e shoqërimit të të riut në Tiranë që nuk iu bind urdhrit të “shtet-rrethimit”

VIDEO
Momentet e shoqërimit të të riut në Tiranë që nuk iu bind urdhrit të “shtet-rrethimit”.
Featured image of article: Po lëvizte me motor në drejtim të Dajtit/ Momentet e shoqërimit të të riut në Tiranë që nuk iu bind urdhrit të “shtet-rrethimit” Foto, momentet kur shoqërohet i riu në Tiranë.

Tiranë-Kamera e operatorit të Top Channel Saimir Gera duke ndjekur punën e një postoblloku në zonën e Freksut, ka fiksuar pamjet e një të riu i cili nuk i bindet urdhrit të ndalim qarkullimit. Sëbashku me një shok te tijin ky i ri udhëtonte me motor në drejtim të Dajtit. Ai nuk kishte autorizim lëvizje e si pasojë është shoqëruar për në komisariat.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë zonë të Tiranës kalon një numër i limituar automjetesh ndërkohë ka lëvizje të pakta të qytetarëve që lëvizin për nevojat e tyre personale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Top Channel 

J.V/Dosja.al

Shto Koment