Politike

“Po u vëzhgojmë nga larg”, çfarë mesazhi të koduar po i jep Yuri Kim kryeministrit Rama

Vëzhgimin nga larg, Kim e shprehur dhe më herët, por ende nuk kuptohet qartë se çfarë është ky mesazh i koduar.
Featured image of article: “Po u vëzhgojmë nga larg”, çfarë mesazhi të koduar po i jep Yuri Kim kryeministrit Rama Yuri Kim dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sulmoi hapur sot ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe kolegun e saj Luigi Soreca. Në fjalën e tij, Rama tha se nuk i vjen hiç mirë që ambasadorja e SHBA thotë se po vëzhgon nga larg liderët e partive nëse do e mbajnë fjalën.

Nuk është përgjegjësia e SHBA, BE etj që prej 30 vjetësh kërkojmë në anglisht zgjedhjen e problemeve shqiptare. Nuk është përgjegjësia e tyre, prandaj meritojnë respekt, por kur thotë ambasadorja amerikane që thotë do të vëzhgoj nga larg liderët e partive nëse do ta mbajnë fjalën, nuk më vjen më mirë. Fare!”, u shpreh Rama.

Por duket se ambasadorja e SHBA e ka dëgjuar me vëmendje Ramën në Kuvend dhe në reagimin e saj pas ndryshimeve kushtetuese përsëriti edhe njëherë se ajo është duke vëzhguar liderët e partive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar”, shkruan Kim, duke nënkuptuar se i është premtuar konsensus por kjo gjë nuk ndodhi.

Vëzhgimin nga larg, Kim e shprehur dhe më herët, por ende nuk kuptohet qartë se çfarë është ky mesazh i koduar. Ndoshta është një premtim nga Rama kundrejt saj dhe nuk po mbahet. Ndoshta mund të jetë një kërkesë e Kim që i është bërë liderëve politik dhe veçanërisht Ramës. Por ajo që kuptohet është se ambasadorja po i jep Ramës një mesazh të koduar për diçka të rëndësishme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment