Virale

“Pu to kseris, Genti loz me tope”/ Plas gallata me qeverinë, rrjeti ironizon deklaratat e ministrave për radhët në kufi, Veliaj: U nxiva se isha tre ditë në Kakavijë…

VIRALE
Për ministrin e Jashtëm, Gent Cakajn, i cili pas tre ditësh denjoi të niste komunikimin e parë me palën greke, përmes telefonit, JOQ shkruan se ai e kalon kohën duke luajtu, dhe fytyrën e tij e kanë vendosur në mes të një loje me topa me ngjyra.
Featured image of article: “Pu to kseris, Genti loz me tope”/ Plas gallata me qeverinë, rrjeti ironizon deklaratat e ministrave për radhët në kufi, Veliaj: U nxiva se isha tre ditë në Kakavijë… Meme në rrjet

TIRANË– Rrjetet sociale kanë nisur lojën e memeve, pas tre ditë sfilitje që emigrantët shqiptarë po kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës. Faqe të ndryshme online, si JOQ, dhe i njohuri si djali i memeve Genc Sejko, ka ironizuar deklaratat e qeveritarëve, pas situatës së krijuar në kufi, ku radha ka shkuar 25 kilometra.

Për ministrin e Jashtëm, Gent Cakajn, i cili pas tre ditësh denjoi të niste komunikimin e parë me palën greke, përmes telefonit, JOQ shkruan se ai e kalon kohën duke luajtu, dhe fytyrën e tij e kanë vendosur në mes të një loje me topa me ngjyra.

Për kryeministrin Rama, ka gjithashtu disa meme, si psh. Lajmërimi se radha mund të shkojë deri në Folie Marine, resorti nga ku Rama u filmua se po kalonte pushimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa për deklaratat e ministres Olta Xhaçka, e cila tha se kjo gjë nuk ndodh në Shqipëri, është futur në lojë Elisa Spiropali, e cila i përgjigjet: Bravo Olta, thuaj që bëhen dhe filma.

Me këtë rast, rrjeti gjet edhe shkakun e nxirjes së kryebashkiakut Erion Veliaj. “U nxiva se isha tre ditë në Kakavijë, shkruhet në një foto. Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra. Tre persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punës, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment