Aktualitet

Po transportonte drogën me taxi, shqiptari kapet me 30 mijë euro heroinë

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike. Atij iu gjet me vete 2 kg heroinë dhe 250 gr të tjera në banesë.
Featured image of article: Po transportonte drogën me taxi, shqiptari kapet me 30 mijë euro heroinë Foto ilustruese

ITALI-Guardia di Finanza në Padova ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Agjentët të cilët mbanin në vëzhgim shqiptarin, vunë re se ai doli nga shtëpia me një qese gjatë natës dhe më pas hipi në taksi.

Policët ndoqën taksinë dhe pasi e ndaluan ushtruan kontroll ndaj shqiptarit. Ata i gjetën me vete 2 kg heroinë, të ndarë në 4 pako. Më pas agjentët ushtruan kontroll edhe në banesën e shqiptarit, ku gjetë edhe 250 gr të tjera heroinë.  Brenda banesës ndodhej edhe një 27-vjeçare rumune.

Të riut iu vunë menjëherë prangat dhe u dërgua në burgun “Due Palazzi në Padova. Sipas autoriteteve, nëse droga do të dilte në treg, do t’i sillte shqiptarit 30 mijë euro fitime.

Marrë dhe përshtatur nga tg.Padova.it

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

 

 

Shto Koment