Rajoni

Po transportonte drogë me logo ‘Rolex’ dhe ‘DG’, shqiptari arrestohet nga autoritetet gjermane

Shqiptari u kap gjatë një kontrolli rutinë të bërë nga policia kufitare gjermane.
Featured image of article: Po transportonte drogë me logo ‘Rolex’ dhe ‘DG’, shqiptari arrestohet nga autoritetet gjermane Droge me logo Rolex, DG

GJERMANI-Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani pasi po transportonte drogë me logo Rolex dhe DG.

Shqiptari u kap gjatë një kontrolli rutinë të bërë nga policia kufitare gjermane. Ata e ndaluan të riun që po drejtonte mjetin tip ‘Land Rover’ në zonën e Neselvangut.

Gjatë një ekzaminimi të hollësishëm, hetuesit zbuluan një vend të fshehur, në të cilën ishte fshehur një total prej rreth pesë kilogramë kokainë e ndarë në pesë pako.

Kjo nxori një urdhër paraburgimi paraprak për dyshime për trafik të paligjshëm të drogës në sasi jo të vogla. Ai u transferua në qelitë e paraburgimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia tha se mjeti kishte dokumente gjermane dhe ishte i regjistruar në emrin e shqiptarit.

Nuk dihet kuptimi i koduar i fjalës “Rolex” apo shkronjave “DG” të stampuara mbi pakot e drogës.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment