Aktualitet

Po transportonte bombat me telekomandë, kush është Mariglen Gruda nga Durrësi, pesë vite më parë grabiti 7 mln lekë me çelësin e gruas

Gruda, i mori çelësin bashkëshortes, e cila ishte punonjëse në zyrat e Albtelecom dhe bashkë me Lukun, u futën dhe vodhën paratë.
Featured image of article: Po transportonte bombat me telekomandë, kush është Mariglen Gruda nga Durrësi, pesë vite më parë grabiti 7 mln lekë me çelësin e gruas

TIRANË– Mariglen Gruda, një nga të arrestuarit e sotëm që po transportonte bomba me telekomandë, është një person i njohur për Policinë e Shtetit. Dosja.al mëson se para psë vitesh, në vitin 2015, Gruda bashkë me një mikun e tij, Fabjan Luku, grabitën 7 mln e 400 mijë lekë të vjetra tek zyrat e Albtelecom në Durrës.

Gruda, i mori çelësin bashkëshortes, e cila ishte punonjëse në zyrat e Albtelecom dhe bashkë me Lukun, u futën dhe vodhën paratë.

Por brenda pak ditësh ata u vunë në pranga. Gjatë operacionit që u arestua Gruda dhe Luku, u sekuesteua edhe mjeti tip BMV me targa DR3067F, në pronësi Mariglenit, pasi rezultoi se ishte blerë me lekët e vjedhura; motori me targa DR797A , në pronësi të Lukut dhe një sasi prej 43.000 lekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, pesë vite më vonë, Gruda është futur në telashe me një tjetër shok. Ai bashkë me Erol Ciçin, u arrestuan teksa transportonin bomba me telekomandë drejt Malit të Zi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment