Aktualitet

Po transportonin 33 kg drogë, në pranga një grek dhe një shqiptar

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia greke, pasi ishin duke transportuar me makinë një sasi prej 32 kg 850 gram marijuanë.
Featured image of article: Po transportonin 33 kg drogë, në pranga një grek dhe një shqiptar Droga e gjetur ne makine

GREQI- Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia, pasi në mjetin me të cilin udhëtonin u gjetën 32 kg e 850 gram marijuanë.

Policia greke ka ndjekur mjetin që vinte nga kufiri dhe ka tentuar ta ndalojë në vendin e quajtur Menidhi në rrugën “Ionia”. Mësohet se mjeti nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe me pas është braktisur nga drejtuesit në zonën bujqësore të quajtur Stano Amfiloxia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë operacionit të policisë u arrestua fillimisht drejtuesi i mjetit dhe disa orë më vonë edhe pasagjeri i saj. Mësohet se shtetasi shqiptar është 30-vjeçari, i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin e drejtuar nga greku 43-vjeçar.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment