Aktualitet

Po transportonin 3 klandestinë me furgon, arrestohen 2 trafikantët në Korçë, si u kapën nga Policia

Policia ka arrestuar E. SH, 36 vjeç dhe K. M, 18 vjeç. Ata janë kapur duke transportuar 3 klandestinë me një furgon tip Benz.

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona, E. SH, 36 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, pasi janë kapur duke transportuar 3 klandestinë. Unformal blu bëjnë me dije se ata janë arrestuar në fshatin Poloskë, teksa ishin duke transportuar 3 klandestinë me një furgon tip Benz. Mbi ta rëndon vepra penale Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni i koduar “Perimetri”. Goditet një rast tjetër në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. SH., 36 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Dy shtetasit e mësipërm, u kapën nga forcat policore, mbi fshatin Poloskë, Devoll, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment