Aktualitet

‘Po ti ketë mbetur nje fije fytyrë duhet të japë dorëheqjen’/ Pedagogu Ervin Goci publikon foton e Rakacollit: Nuk mund të talleni me jetët tona!

Goci ka ndarë foton në proflin e tij dhe shkruan se nga vendimet e zonjës merret vendimarrja për hapjen ose mbylljen e bizneseve, qarkullimin e njerëzve, hapjen e kufinjve e të tjera. Ndërkohë që ne zbatojmë urdhërat e saj, ajo del në fushata, shkruan pedagogu. 
Featured image of article: ‘Po ti ketë mbetur nje fije fytyrë duhet të japë dorëheqjen’/ Pedagogu Ervin Goci publikon foton e Rakacollit: Nuk mund të talleni me jetët tona! Ervin Goci

TIRANË– Pedagogu i njohur Ervin Goci ka publikuar në profilin e tij të ‘Facebook’ foton e Kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacollit e cila shihet në mesin e disa personave gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste. Goci ka ndarë foton në profilin e tij aty ku shkruan se nga vendimet e zonjës merret vendimarrja për hapjen ose mbylljen e bizneseve, qarkullimin e njerëzve, hapjen e kufinjve e të tjera. Ndërkohë që ne zbatojmë urdhërat e saj, ajo del në fushata, shkruan pedagogu.

Zonja, po t’i kete mbetur nje fije ftyr duhet te jape doreheqjen nga pozicioni ne Komisionin Teknik te Eksperteve, eshte minimumi qe mund te beje..nese nuk e ben do marre gjithe urrejtjen dhe talljen legjitime popullore.’– shkruan më tej pedagogu.

SHKRIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zonja ne balle m’u ne mes te rreshtit te pare, eshte kryetarja e Komitetit Teknik te Eksperteve, si autoriteti me i larte per menaxhimin e pandemise.Fotoja eshte marre nga nje takim elektoral, ne kuader te fushates se partise-shtet qe qeveris Shqiperine prej 8 vitesh.Nga vendimarrja e Zonjes, bashke me titullare te tjere, varet vendimarrja per hapjen dhe mbylljen e bizneseve, per hapjen dhe mbylljen e institucioneve te arsimit ne te gjithe nivelet, varet hapja dhe mbyllja e kufinjve, qarkullimi i njerezve dhe mallrave, oraret e levizjes dhe kufizimeve, pra praktikisht varet e gjithe jeta jone… nderkohe qe ne zbatojme urdherat e saj, zonja ka dale ne fushate.A ka atentat me te larte qe mund t’i behet sigurise dhe interesit publik, besueshmerise te institucionet e shtetit, te gjithe sakrificave qe popullsia ka kryer per shkak te vendimeve te kesaj zonje, a ka tallje me spektolare se kjo, a ka mbjellje kaosi me te frikshme se kjo foto?!Zonja, po t’i kete mbetur nje fije ftyr duhet te jape doreheqjen nga pozicioni ne Komisionin Teknik te Eksperteve, eshte minimumi qe mund te beje..nese nuk e ben do marre gjithe urrejtjen dhe talljen legjitime popullore.Jo Zonje, ka nje kufi, nuk mund te talleni keshtu me jetet tona, dhe ketu nuk po flasim per kapjen e administrates dhe shtetit, se ate e kemi pire me kohe ne, por po rrezikoni jetet tona megjithe keto marrezira qe po beni, duke na denuar sa me neglizhence, sa me genjeshtra e mashtrime, sa me papergjegjshmeri, ne skenarin darvinian te verdiktit te tufes dhe e ligjit te xhungles.Jo Zonje, nuk mund te beni politike me trupat tane, nuk mund te na perdorni mish per top.Duhet rifitojme me urgjence qeverisjen mbi trupat tane, perndryshe na shuajten..

Postimi

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “‘Po ti ketë mbetur nje fije fytyrë duhet të japë dorëheqjen’/ Pedagogu Ervin Goci publikon foton e Rakacollit: Nuk mund të talleni me jetët tona!

  1. Ti ke te drejt po kujt ti thuash ajo esht ala me kohen e shokut enver nuk mundet te shkeputet duan gjer diten e fundit ti sherben partis te rroj partia me ne krye shokun enver junior . iii far e felliqur si nuk te pastroj ky virus .

Shto Koment