Sport

“Po ta kisha emrin portugez do isha ende te Olimpiacos“, Besnik Hasi rrëfen largimin nga klubi grek dhe Kombëtaren: Gjithmonë jam i gatshëm për vendin tim

Besnik Hasni tregoi pse nuk i dhanë kohën e mjaftueshme për të treguar vlerat te Olimpiacos
Featured image of article: “Po ta kisha emrin portugez do isha ende te Olimpiacos“, Besnik Hasi rrëfen largimin nga klubi grek dhe Kombëtaren: Gjithmonë jam i gatshëm për vendin tim Besnik Hasi

ARABI-Besnik Hasi, një ndër trajnerët më të mirë shqiptarë, ka treguar në një intervistë për RTK pengun e tij në karrierë, si dhe tregoi pse nuk i dhanë kohën e mjaftueshme për të treguar vlerat te Olimpiacos. Gjithashtu, foli edhe për kombëtaren e Shqipërisë…

“Legia ishte gabimi im më i madh profesional, edhe pse e kam futur në Champions League. Prej largimit tim, ata më nuk i shoh në garën për elitë. Po ta kisha emrin portugez, do të isha ende te Olimpiacos, por ata nuk më dhanë kohën e mjaftueshme për të treguar vlerat e mia, për shkak të prejardhjes sime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kombëtarja? Dëshira ime është që popullin tim ta ndihmoj në çdo mënyrë, ndoshta përvoja ime si trajner do t’i vije në pah edhe vendit tim. Gjithmonë jam i gatshëm për vendin, por futbolli është i vështirë sepse nganjëherë nuk përputhen gjërat”, u shpreh Hasi.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment