Aktualitet

‘Po sikur të hutohem…?!’/ Ndryshime tek vijat e bardha në Durres, poezi ndër to: Nga vagabondwt me cigare, ti mos u tremb cigare kot…

Fotot e ndryshimeve tek vijat e bardha në qytet janë publikuar nga kryebashkiakja Emiriana Sako.
Featured image of article: ‘Po sikur të hutohem…?!’/ Ndryshime tek vijat e bardha në Durres, poezi ndër to: Nga vagabondwt me cigare, ti mos u tremb cigare kot… Ndryshimet tek vijat e bardha

DURRËS– Bashkia e Durrësit ka ndryshuar formën e vijave të bardha, duke i zbukuar me  vargje nga poezi të kolosëve të letërsisë shqipe. Fotot e ndryshimeve në qytet janë publikuar nga kryebashkiakja Emiriana Sako.

“Disa vargje nga poezi të kolosëve të letërsisë shqipe të shkruara në vijat e bardha të rrugëve kryesore të Durrësit janë jo vetëm imazh estetik arti, por dhe një mënyrë e re komunikimi që jep një mesazh të caktuar sidomos për të rinjtë. Ky disain urban që kemi realizuar dhe që është një risi, i sjell në kujtesë njerëzve librin, e po kështu ky art urban është një mjet që miqëson më shumë qytetarët dhe pushuesit e shumtë me qytetin,”-shkruan ajo.

Por ndryshimet në qytet kanë edhe reagime negative, pasi qytetarë janë shprehur se mund të shpërqëndrohen duke kaluar rrugën, gjë që mund të jetë fatale për ta. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju si mendoni, janë gjetje apo duhet kthyer tradicionalja?

(k.m/dosja.al)

Shto Koment