Aktualitet

Po shpërndante pica, motoristi përplas një këmbësor në transballkanike, shoqërohet në Komisariat

Këmbësori i përplasur nga motori është dërguar drejt spitalit me fraktura, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Po shpërndante pica, motoristi përplas një këmbësor në transballkanike, shoqërohet në Komisariat Foto ilustruese

VLORË– Motori i një bisnesi “Fast Food”, i cili po shpërndante pica është përplasur me një këmbësor në rrugën transballkanike të Vlorës.

Këmbësori i përplasur nga motori është dërguar drejt spitalit me fraktura, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor i cili  po kryen verifikimet e nevojshme për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment