Aktualitet

Po shkonin në dasmë, acarohen prokurorët e “Dosjes 184” në Dibër: Pse të paaftë jemi ne? S’dimë kë të pyesim të parin

Gazetari tregon se ka takuar prokuroren Zeneli përpara Prokurorisë së Dibrës, të cilën e ka pyetur se si do të veprojnë me dosjen “184”.
Featured image of article: Po shkonin në dasmë, acarohen prokurorët e “Dosjes 184” në Dibër: Pse të paaftë jemi ne? S’dimë kë të pyesim të parin Rifakt Kojku dhe Prokuroria Diber
Përditësuar:

TIRANË– Dy prokurorët që po merren me “Dosjen 184” janë acaruar ditën e sotme me gazetarin Enver Doci. Teksa ky i fundit ka zhvilluar një takim ditën e sotme në derën e Prokurorisë së Dibrës me dy prokurorët Belina Zeneli dhe Rifat Kojku, këta dy ët fundit jnë acaruar kur janë pyetur rreth dosjes së përgjimeve.

Gazetari tregon se ka takuar prokuroren Zeneli përpara Prokurorisë së Dibrës, të cilën e ka pyetur se si do të veprojnë me dosjen “184”.

Pse si mendoni ju, se ne jemi të paaftë për ta shqyrtuar këtë dosje,”- mësohet se është përgjigjur Zeneli. Por Doci nuk është ndalur me kaq.

Ai ka takuar gjithashtu edhe prokurorin Rifat Kojku, i cili ndodhej në automjetin e Prokurorisë. I pyetur se cilin nga të implikuarit në këtë dosje në lidhje me vjedhjen e votave në Dibër do pyeste të parin, Koju është shprehur se nuk e ka vendosur ende.

S’e di kë do marrin në pyetje të parin, Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën apo ndonjë emër tjetër,”- mësohet të ketë thënë Kojku. Ndërkohë gazetari i “Balkanweb” shton më tej se dy prokurorët ishin nisur për në një dasmë, pasi martohej një kolegia e tyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë për dosjen e famshme të përgjimeve në Dibër, 184, duke bërë që kjo e fundit t’i kalojë Prokurorisë së Dibrës.

Kjo gjë ka hapur shumë debat në politikën shqiptare, pasi sipas PD-së Prokuroria e Dibrës, nuk mund të hetojë ata që kanë dalë në përgjime të cilët janë zyrtarë të lartë në polici dhe në institucionet lokale. 

Çfarë është “Dosja 184”?

Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por pas përgjimeve të “BILD”, ishin shumë funksionar të PS të përfshirë në këtë çështje.

Në muajin qershor gazeta gjermane “Bild”, publikoi disa herë përgjime zyrtare të Prokuoris, ku emra të njohur në PS flisnin me njëri-tjetrin në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shit-blerje vote, kërcënimet për të votuar PS-në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjeshme në Dibër në vitin 2016.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment