Politike

“Po shkarkon të gjithë punonjësit”, Berisha publikon denoncimin për Bashkinë Devoll: I shpërndajnë si fletë rrufe

Në një status në rrjetet sociale ish-kryeministri shkruan se po shkarkohen të gjithë punonjësit e Bashkisë Devoll njëri pas tjetrit. 
Featured image of article: “Po shkarkon të gjithë punonjësit”, Berisha publikon denoncimin për Bashkinë Devoll: I shpërndajnë si fletë rrufe Eduart Duro dhe Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Berisha shkruan denoncimin e një qytetari, i cili shorehet se në Bashkinë Devoll ka nisur terrori.

Në mesazh thuhet se Eduart Duro, kryetari që doli nga zgjehdjet e 30 qershorit ka nisur të shkarkojë të gjithë punonjësit e Bashkisë, pavarësisht se është paralajmëruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. 

Statusi i Berishës

Narkomonisti i Devollit terror mbi punonjesit!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Miq, narkomonisti antikushtetues antiligjor i Devollit ushtron terror stalinist ndaj punonjesve te ndershem dhe legjitim te Bashkise se uzurpuar ne Devoll. Ai po i zevendeson ata me narkohorrat e mafies se droges!

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb

Pershendetje Doktor! 
Ne Bashkine Devoll po behet terror me punonjesit e administrates! Kryetari i dale nga zgjedhjet moniste te 30 Qershorit Eduart Duro as nje jave pasi mori karigen e Kryetarit te Bashkise, ka filluar shkarkimin e njepasnjeshem te punonjesve te Bashkise, nderkohe qe ne prononcimet ne tv eshte shprehur se nuk do te shkarkoje asnje punonjes nga administrata, duke u tallur se ky eshte nje premtim nga ana e tij! Punonjesit jane nen presion Doktor! Shkarkimet “flete rrufe” po shperndahen si “semundje e keqe” ne tavolinat e punonjesve!.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment