LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po shfrytëzoni punëtorët”, 21 shoqata të biznesit kundër Braçes: Po kërkon konflikt social

29 Prill 2020, 16:39 Nga DOSJA
“Po shfrytëzoni punëtorët”, 21 shoqata të

TIRANË- 21 shoqata të biznesit kanë reaguar sot kundër zëvendës Kryeministrit Erion Braçe, duke i thënë se ai po kërkon një konflikt social. Në një deklaratë të përbashkët, këto shoqata shprehen kundër Braçes, e shtojne se është e vërtetë se shumë ndërmarrja mbajnë punëtorët në të zezë, por thonë se ata do të rrëzohen nga tregu.

Po ashtu ata bëjnë me dije kanë mbështetur çdo nismë të qeverisë shqiptare në luftën kundër informalitetit. Dhe shtojnë se janë kundër çdo modeli sipërmarrjeje që shkel ligjin dhe cënon liritë e të drejtat e njeriut. “Por, urdhëro edhe Ti zoti Braçe, bëje ekonominë pa sipërmarrjen private. Megjithë dëshirën e ndokujt për të rieksperimentuar në modele ekonomike, çdo shqiptar e di mirë se çfarë solli modeli 45 vjeçar i komunizmit”, shtojnë në letër.

DEKLARATA E PLOTË

Zyrtari i dytë më i lartë i qeverisë, vetë zëvendës kryeministri i vendit, Z. Erjon Braçe, u shfaq sërish me qëndrime publike shumë agresive ndaj biznesit. Në dukje, në mbrojtje të punëtorëve, ai i fryn fort ndezjes së një konflikti social. Këto qëndrime duatrokiten fort në Shqipëri dhe vende të tjera të varfra, ku sundon mendimi se dikush është i varfër, ngaqë dikush tjetër është i pasur. Aq më shumë kur ato vijnë nga një zyrtar i lartë. Sepse, në Shqipëri, ende, sipërmarrësi apo kapitalisti, ashtu si në komunizëm, shikohet si “gjakpirës”, “shfrytëzues”, “i pashpirt”. Pra fiks si barbar, ashtu siç thotë edhe z.Brace.

Ne jemi të shtrënguar të reagojmë pas këtyre deklarimeve, për shkak se kjo tashmë nuk është një lajthitje, apo një deklaratë mitingjesh politike, por është një qëndrim i përsëritur i zotit Braçe. Ne jetojmë në të njëtin vend dhe jemi pjesë e të njëjtës shoqëri si dhe zoti Braçe. Por realitetin e njohim shumë më mirë se ai. PO, është e vërtetë se ka sipërmarrës që kanë abuzuar me punën e zeze. Kjo ka ndodhur dhe ndodh kur vetë shteti eshtë bashkëpunëtor me këtë model sipërmarrjeje. Është e vërtetë se ka patur e ka sipërmarrës që i keqpaguajnë dhe nuk deklarojnë punëtorët, por gjithmonë me bekimin e “padronit” bashkëpunëtor, që janë institucionet ligjzbatuese publike. Po ashtu, është e vërtetë se shumë sipërmarrës të ndershëm thyejnë kokën përballë konkurencës të atyre sipërmarrësve që favorizohen nga zyrtarët e korruptuar.

Ne si përfaqësues të sipërmarrjes së ndershme, kemi mbështetur çdo nismë të qeverisë shqiptare në luftën kundër informalitetit. Jemi kundër çdo modeli sipërmarrjeje që shkel ligjin dhe cënon liritë e të drejtat e njeriut. Problemi është se zoti Braçe nuk flet si zëvendës kryeministër, sepse Zv/Kryeministri flet me emra, flet me fakte, flet me numra, me shifra dhe mban qëndrime, propozon ligje dhe akte nënligjore për të mbrojtur të dëmtuarit nga sipërmarrësit dhe zyrtarët e korruptuar. Z.Braçe bën akuza kolektive kundër sipërmarrësve, duke ngritur një frymë urrejtjeje dhe revolte, jo vetëm të panevojshme, por shumë të dëmshme për situatën që po përjeton Shqipëria dhe mbarë njerëzimi. Zoti Braçe, na drejtohet duke na thënë: Urdhëroni, bëjeni atë biznes pa punëtorë. Jo, zotëri, biznesi nuk bëhet pa punëtorë.

Por, urdhëro edhe Ti zoti Braçe, bëje ekonominë pa sipërmarrjen private. Megjithë dëshirën e ndokujt për të rieksperimentuar në modele ekonomike, çdo shqiptar e di mirë se çfarë solli modeli 45 vjeçar i komunizmit. Sipërmarrja private zoti Braçe është punëdhënësi më i madh. Është edhe kontriburesi më i madh në ekonominë kombëtare dhe në arkën e shtetit. Ndërsa shteti duhet të miratojë ligje dhe të kontrollojë zbatimin e tyre, për të rregulluar marrëdhëniet e punës mes biznesit dhe punëtorit, si dhe mes biznesit dhe shtetit. Kaq zoti Braçe! Nëse kjo nuk ka funksionuar, nuk është faji i biznesit të ndershëm, por i shtetit me bashkëpunëtorët e informalitetit dhe evazorët fiskalë.

Sot biznesi ka nevojë për tu mbështetur që të mos rrëzohet nga kriza, dhe nuk ka nevojë për thirrje revolucionare që “proletarët” tiu vënë flakën magazinave. Sepse biznesi nuk është balena e dhjamur, që kur ngec në breg, të gjithë sulen të shkisin çtë munden për të mbushur stomakun para dimërimit. 1- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë 2- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës 3- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Fier 4- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë 5- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Elbasan 6- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Berat 7- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Korçë 8- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër 9- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Lezhë 10- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kukës 11- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Dibër 12- Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë 13- Forumi Ekonomik Mbarë-Shqiptar 14- Shoqata e Operatorëve Turistikë 15- Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë 16- Dhoma e Fasonëve të Shqipërisë 17- Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri 18- Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve 19- Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve 20- Shoqata e Transporti Urban dhe Interurban Kamëz-Veri 21- Shoqata Shqiptare e Turizmit.

Një ditë më parë në një reagim në mediat sociale, Erion Braçe, reagoi kundër biznesit dhe tha se pronarët po shfrytëzojnë punëtorët. Ai shkruante se shumë punojnë pa sigurimë dhe në kushte jo të favorshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion brace shoqatat e biznesit shoqatat kunder braces erion brace shoqatat e biznesit shoqatat kunder braces

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni