Aktualitet

Po rrezikonte të mbytej në det, shpëtohet 25-vjeçari në Durrës. Policët: Dëgjuam një zë kërkonte ndihmë

Në një njoftim për mediat, mësohet se kanë qenë dy oficerë, të cilët po patrullonin në bregdet me biçikleta dhe aty kanë dëgjuar të riun që kërkonte ndihmë.
Featured image of article: Po rrezikonte të mbytej në det, shpëtohet 25-vjeçari në Durrës. Policët: Dëgjuam një zë kërkonte ndihmë Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka shpëtuar një 25-vjeçar që po rrezikonte të mbytej në det. Në një njoftim për mediat, mësohet se kanë qenë dy oficerë, të cilët po patrullonin në bregdet me biçikleta dhe aty kanë dëgjuar të riun që kërkonte ndihmë.

Ata janë futur në det dhe kanë nxjerr prej andej 25-vjeçrin nga Lushnja, duke i dhënë ndihmën e parë dhe tashmë i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 12:30, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin me biçikletë kryesisht në bregdet, në lagjen nr.1, në plazhin e Currilave, kanë dëgjuar në zë i cili kërkonte për ndihmë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë shërbimet e Policisë janë  futur në det  dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg, të shtetasit M.K., 25 vjeç, banues në Lushnje, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Fatmirësisht shtetasi M.K., është jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment