Bota

“Po prisnim fundin e botës”/ Misteri i familjes holandeze, qëndruan 9 vite të mbyllur në bodrum

Për vite të tëra familja ka qëndruar në izolim duke pritur fundin e botës. Kryetari i fshatit Ruinvervoldit, roger de Grot ka deklaruar se kurrë më parë nuk kishte parë diçka të ngjashme.
Featured image of article: “Po prisnim fundin e botës”/ Misteri i familjes holandeze, qëndruan 9 vite të mbyllur në bodrum Shtepia ku qendronte e mbyllur familja

HOLANDË- Një familje është gjetur nga policia e mbyllur në një qilar të vogël në një shtëpi të izoluar në veri të Holandës. Për vite të tëra familja ka qëndruar në izolim duke pritur fundin e botës. Kryetari i fshatit Ruinvervoldit, roger de Grot ka deklaruar se kurrë më parë nuk kishte parë diçka të ngjashme. “Kemi gjetur shtatë të rritur që na treguan menjëherë që janë familje: babai dhe fëmijët”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me këtë rast të padëgjuar ndonjëherë në Holandë janë ngritur shumë çështje. Banorët e fshatit bëjnë me dije se nuk ishin në dijeni që brenda saj jeton dikush dhe deklaruan se nuk i njohin fare pronarët e kësaj shtëpie. Televizioni lokal RTV Drente raporton se familja gjatë gjithë këtyre viteve është ushqyer me fruta nga kopshti dhe qumështi i dhisë. Disa prej fëmijëve nuk ishin në dijeni “që ekzistojnë njerëz tjerë” në botë, thuhet ndër tjera në raportin e këtij televizioni lokal.

Por kush e zbuloi familjen?

Ka qenë një nga fëmijët, Jan Zon Van Dorsten, 25 vjeç ai që ka shpëtuar familjen e tij nga ky izolim. Ai ishte arratisur nga shtëpia dhe kishte shkuar në një lokal aty pranë. Pasi kishte pirë disa birra ishte ankuar se nuk shkonte dot në shtëpi. Ky reagim i djalit ka nxitur dyshimet tek oficerët e policisë të cilët kanë shkuar drejt kësaj shtëpie. Aty kanë gjetur katër vëllezërit dhe motrat e Janit të moshës 18-25 vjeç sëbashku me babanë e tyre. Familja është dërguar në një vend të sigurtë, ndërsa babai i tyre është arrestuar.

Hetuesit pranojnë se ata janë thellësisht në mëdyshje nga çështja dhe ende po punojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve kryesore: nëse familja u mbajt kundër vullnetit të tyre, dhe cila ishte saktësisht lidhja e tyre me Josef B. Misteri thellohet më tej nga fakti se Jan, djali i madh, kishte qasje në mediat sociale dhe kishte qenë aktiv në Facebook që nga qershori i këtij viti.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment