BotaKuriozitete

Po po është e vërtetë, s’jeni në ëndërr/ Akullnaja kthehet në ngjyrë rozë, fenomeni i rrallë që ndodhi në Presena të Italisë

Akulli i kthyer në ngjyrë rozë është një fenomen i rrallë që të bën ta shohësh më shumë se një herë që të besosh nëse reale apo jo.

ITALI– Nuk kishte ndodhur asnjëherë në Itali por tani, borë me ngjyrë rozë është parë në akullnajën Presena në veri të vendit.

Nëse përmes efekteve të ndryshme në celularët tanë mund të bëjnë mjaft ndryshime që nuk nodhin në jetën reale, kjo akullnajë në Presena të Italisë ka mahnitur shumë njerëz në mbarë botën.

Akulli i kthyer në ngjyrë rozë është një fenomen i rrallë që të bën ta shohësh më shumë se një herë që të besosh nëse reale apo jo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por në fakt është rale, dhe sikurse shkruajnë mediat e huaja thuhet se fenomeni është shkaktuar nga një algë që shumohet kur bora shkrin, duke i dhënë në të njëjtën kohë akullit ngjyrën rozë.  Alga në anën tjetër, rrit shpejtësinë me të cilën bora shkrin duke përshpejtuar absorbimin e rrezatimit.

Ndërkohë Biagio di Mauro, kërkues nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, po heton fenomenin. Kjo lloj alge nuk  është e rrezikshme, është një fenomen natyror që ndodh gjatë periudhave të pranverës dhe verës, në lartësi mesatare por edhe në pole. Gjithçka që errëson borën bën që ajo edhe të shkrihet më shpejt, sepse përshpejton absorbimin e rrezatimit.

Burimi: ndtv

A.C/Dosja.al

Shto Koment