Aktualitet

“Po përgatitemi për më të keqen”/ Manastirliu vizitë në ISHP: Mbi 90 mijë teste në dispozicion, rrisim kapacitetet për përballimin e situatës

Manastirliu vizitë në ISHP për situatën e COVID-19. Ministrja theksoi se në dispozicion të qytetarëve janë mbi 90 mijë teste.
Featured image of article: “Po përgatitemi për më të keqen”/ Manastirliu vizitë në ISHP: Mbi 90 mijë teste në dispozicion, rrisim kapacitetet për përballimin e situatës Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ku pritet që së shpejt të instalohet një aparaturë e re testimi, deklaroi do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike në vend.

“Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër.  Çfarë është e rendësishme është që ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik”, tha Manastirliu.

Ajo shtoi më tej se shumë shpejt do të filloja puna edhe në laboratorin e dytë në QSUT për testimet molekulare. Sipas saj strategjia e përcaktuar nga ekspertët ka rezultuar e suksesshme deri tani, por që të vazhdojë të jetë e tillë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është shumë e rëndësishme në këtë fazë bashkëpunimi i qytetarëve. Është një strategji që ka rezultuar shumë efikase deri tani, por është një strategji që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve. Ne përgatitemi për më të keqen, duke shpresuar për më të mirën. Dhe më e mira është në dorën tonë, është në dorën e gjithë qytetarëve, duke zbatuar masat. Do të vijojmë me komunikimin e riskut me qytetarët në mënyrë që ata, mbi të gjitha ata të dinë që nëse mbrohen vetë, sigurisht që mbrojtja e tyre individuale ndikon gjithashtu edhe në mbrojtjen e atyre që kanë afër”, apeloi ministrja.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment