Politike

“Po nuk vihet në pushtet kështu”/ Nuk përmbahet Koja, shpërthen ndaj Ramasaços, ajo i kthehet: Injorancën gjeje ku e ke, gënjeshtar dhe i pamoralshëm

Koja iu drejtua dhe i tha se se nuk mund të vihet në pushtet me injorancë. Ndërsa kjo e fundit, i tha që të mos e ofendojë duke e quajtur injorante.
Featured image of article: “Po nuk vihet në pushtet kështu”/ Nuk përmbahet Koja, shpërthen ndaj Ramasaços, ajo i kthehet: Injorancën gjeje ku e ke, gënjeshtar dhe i pamoralshëm

TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja është përplasur me Liljana Ramasaçon mbrëmjen e sotme. Të dy të ftuar në “Open”, kaluan në ofendime e sharje personale, teksa flisnin për refuzimin e Shqipërisë për marrjen e vaksinës ruse Sputnik V.

Koja iu drejtua Ramasaços dhe i tha se se nuk mund të vihet në pushtet me injorancë. Ndërsa kjo e fundit, i tha që të mos e ofendojë duke e quajtur injorante.

Pjesë nga biseda

Gjergji Koja: Ore mësoni të flisni more, nuk vihet në pushtet me injorancë

Liljana Ramasaço: Ti zotëri, mbajti ofendimet për vete, atë injorancën gjeje ku e ke ti, në rregull

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjergji Koja: Përrallë nga e kaluara flisni këtu, përralla të gjitha

Liljana Ramasaço: Por kush je ti që flet për të gjithë botën kërtu, kush je ti more

Eni Vasili: Ju lutem, jo ofendime personale

Liljana Ramasaço: Qenke gënjeshtar dhe i pamoralshëm

(f.m/dosja.al)

Shto Koment