AktualitetSociale

“Po nuk i **** prindin 1 nuk të thërret kush prindi 2!” Plas SHERRI në rrjet, Genc Sejko publikon meme pas kërkesës së komunitetit të LGBTQI-së, Elton Ilirjani: Të të vijë turp që po keqpërdor situatën

Në një prej fotove të publikuara, Sejko ka publikuar një foto të kryeministrit Rama që ka klonuar veten, duke u vënë emrat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’. Në një tjetër foto, Sejko ka ndryshuar emrin e aeroportit “Nënë Tereza”, me emrin “Prindi 1 Tereza”.  
Featured image of article: “Po nuk i **** prindin 1 nuk të thërret kush prindi 2!” Plas SHERRI në rrjet, Genc Sejko publikon meme pas kërkesës së komunitetit të LGBTQI-së, Elton Ilirjani: Të të vijë turp që po keqpërdor situatën Elton Ilirjani dhe Genc Sejko

TIRANË– Genc Sejko ka nisur shpërndarjen e memeve pas kërkesës së komunitetit LGBTQI-së për të zëvendësuar termin ‘nënë’ me fjalën ‘prindi 1’. Në statuse të ndryshme në faqen e tij në Facebook, Sejko ka bërë humor me këtë kërkesë.

Në një prej fotove të publikuara, Sejko ka publikuar një foto të kryeministrit Rama që ka klonuar veten, duke u vënë emrat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’. Në një tjetër foto, Sejko ka ndryshuar emrin e aeroportit “Nënë Tereza”, me emrin “Prindi 1 Tereza”.  

“Kanë një shprehje tironcit. ‘Po nuk i q… prindin 1 nuk të thërret kush prindi 2’,”- shkruan Sejko në një status tjetër.

Mirëpo këto meme të bëra nga Sejko kanë sjellë reagime të forta. Një prej tyre, Elton Ilirjani, i cili ka deklaruar edhe vetë prirjet e tij seksuale.

“Te te vije turp qe keqperdor nje situate te tille!” i komenton Ilirjani.

Elton Ilirjani cilen situate? Ate te minimit te institucionit me te vjeter ne bote? Gay apo straight ne lindim nga nje nene e nje baba,”- vijon Sejko.

Genc Sejko po ku tu minua ty familja? Per cilen familje e ke fjalen? Juaja nuk cenohet. E para eshte per UK dhe US dhe aty nese ti sdo ste preket emertimi! Pra? Ku eshte problemi ketu?”- vijon më tej Ilirjani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Elton Ilirjani Fjala e Xhenit! Është e disata herë që media në Shqipëri ngre një furtunë në gotë duke keqinformuar publikun përmes titujve ‘’Komuniteti LGBTI kërkon të hiqet fjala NËNË’’. Kur në të vërtetë, ajo cfarë kërkon komuniteti LGBTI është regjistrimi i fëmijëve të lindur nga raporti faktik i dy nënave ose baballarëve, e cila është një e drejtë themelore e individit dhe detyrim pozitiv i shtetit për të garantuar regjistrim, mosdiskriminim, mbrojtje efektive dhe jetesë normale në interesin më të lartë të fëmijës. Në disa vende perëndimore ky regjistrim bëhet duke përdorur termin ligjor Prindi 1 dhe Prindi 2. Në vende të tjera vendoset amësia ose atësia përmes emrave dhe dokumentave identifikues të dy nënave ose baballarëve.

Pavarësisht këtyre zgjidhjeve dhe emërimeve juridike fëmijët e këtyre cifteve i thërrasin prindërit e tyre MAMI dhe BABI. Sic do të më thërrasë mua dhe partneren time fëmija ynë, MAMI.

Bota nuk u përmbys në këto vende perëndimore që njohën familjet LGBTI, familja heteroseksuale nuk u shkatërrua, fjala NËNË dhe BABA nuk u zhduk nga fjalorët, numri i popullsisë nuk u ul.

Tani, unë e di që ne në vendin tonë sic kemi shumë Nastradinë kemi dhe Nostradamë por skenarët apokaliptik nuk kanë vend në një debat që kudo në botë është fituar nga ata që janë në anë të dashurisë dhe drejtësisë,”- shton më tej Ilirjani. “Elton Ilirjani e lexuam dhe nuk jemi dakord. Martesa eshte union midis nje burri e nje gruaje. Femija lind midis nje burri e nje gruaje. Foshnja ka nje nene e nje baba biologjik. Keto jane rregullat e natyres apo te perendise, quaje si te duash. Tani ti je i lire qe te mos ndjekesh keto rregulla por nuk ke pse vjen e i prish per te tjeret. Eshte sikur te shkosh ne kishe e t’i thuash priftit ‘hiqe kryqin ose vere edhe yllin me hene qe te jem edhe une i perfshire,”- i përgjigjet Sejko.

Një debat ka nisur në rrjetet sociale pas kërkesës që organizatat LGBTQI kanë bërë në Francë për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi 1”. Në Shqipëri kërkesa shihet si një përpjekje për të deformuar familjen, ndërkohë që mbështetësit e grupit thonë se ky është një hap më tej drejt barazisë dhe trajtimit njësoj të fëmijëve të këtij grupi.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment