Sport

PO NDODH TANI! Tifozët e Chelsea-t nuk duan t’ia dijnë për ndeshjen, dalin në protestë për krijimin e Super League-s

Në ndeshjen që londinezët do të luajnë sot ndaj Brighton, tifozët janë grumbulluar në stadiumin “Stamford Bridge” për të protestuar në lidhje me këtë aktivitet, që si duket nuk është pëlqyer ende nga të gjithë tifozët.
Featured image of article: PO NDODH TANI! Tifozët e Chelsea-t nuk duan t’ia dijnë për ndeshjen, dalin në protestë për krijimin e Super League-s Tifozët e Chelseat
Përditësuar:

ANGLI– Superliga europiane sapo ka lindur, por në fare pak kohë ka provokuar një tërmet të madh. 12 klubet themeluese kanë firmosur për fillimin e kompeticionit që mund të nisë në Gusht, ndërsa UEFA i kërcënon me përjashtime nga çdo kompeticion i saj, madje me aprovimin e federatave përkatëse, i përjashton edhe nga kampionatet kombëtare, ndërsa lojtarët e klubeve pjesëmarrës në Superligë, rrezikojnë të mos luajnë as në Europian e as në botëror.

Janë gjashtë klube angleze që kanë pranuar të marrin pjesë në këtë kompeticion, një nga këto është edhe skuadra e Chelsea-t. Në ndeshjen që londinezët do të luajnë sot ndaj Brighton, tifozët janë grumbulluar në stadiumin “Stamford Bridge” për të protestuar në lidhje me këtë aktivitet, që si duket nuk është pëlqyer ende nga të gjithë tifozët.

 

Për momentin mediat britanike nuk kanë raportuar për ndonjë aksion të dhunshëm dhe protesta po shkon e qetë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment