Aktualitet

‘Po ndodh në të gjithë vendin’/ Dalin PAMJET nga operacioni ‘Mjetet e luksit’, si i kontrollon me imtësi policia shoferët dhe makinat e tyre (VD)

Policia ka sjellë pamjet e aksionit gjatë natës, ku duken qartë edhe momentet, ku përveç makinës, me imtësi kontrollohen edhe shoferi.
Featured image of article: ‘Po ndodh në të gjithë vendin’/ Dalin PAMJET nga operacioni ‘Mjetet e luksit’, si i kontrollon me imtësi policia shoferët dhe makinat e tyre (VD) Pamje nga operacioni

TIRANË– Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës për mjete luksoze të blinduara.

Përveç FNSH-ve në aksion janë të përfshira edhe efektivët e Shqiponjave, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, ndërsa kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. 

Policia ka sjellë pamjet e aksionit gjatë natës, ku duken qartë edhe momentet, ku përveç makinës, me imtësi kontrollohen edhe shoferi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit 

Po ndodh në të gjithë vendin

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal. FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli  të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134  persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme.

Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme.

Deri më tani, rreth 100 automjete janë bllokuar përkohësisht për verifikim në sistem nëse rezultojnë të vjedhura apo nëse pronarët e tyre e justifikojnë blerjen e tyre.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment