Sport

“Po merr rreze dielli”, Chiellini bën humor me koronavirusin e Cristiano Ronaldo-s, portugezi rrezikon Barcelonën

Që nga Georgina Rodriguez deri te Giorgio Chiellini kanë treguar se Ronaldo është mirë,ndërsa kapiteni i Juventusit bën humor duke u shprehur: Është mirë, po merr rreze dielli
Featured image of article: “Po merr rreze dielli”, Chiellini bën humor me koronavirusin e Cristiano Ronaldo-s, portugezi rrezikon Barcelonën Cristiano Ronaldo

PORTUGALI– Lajmi se Cristiano Ronaldo është prekur nga koronavirusi ka tronditur botën e futbollit dhe sidomos tifozët e Juventusit të cilët mezi prisnin të shihnin përsëri në fushë sulmuesin portugez që po kalonte një formë të mirë pasi në dy ndeshje ka shënuar 3 gola.

Që nga Georgina Rodriguez deri te Giorgio Chiellini kanë treguar se Ronaldo është mirë,ndërsa kapiteni i Juventusit bën humor duke u shprehur: Është mirë, po merr rreze dielli. Ronaldos i vjen keq për vetë faktin se do të humbasë ndeshjen kundër Barcelonës për Champions League.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rikthimi mund të jetë në 25 kundër Veronës, por ndeshja që të gjithë duan të shohin është ajo e datës 28 kundër Barcelonës. Protokolli Uefa flet qartë në këtë drejtim: për të mundur të luajë, Cristiano duhet të ketë një tampon negativ brenda 7 ditëve nga ndeshja, ose më saktë brenda datës 21.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment