Aktualitet

“Po mendoj t’i bëj një film”/ Pëllumb Pipero “përballet” me Ermal Mamaqin pas publikimit të këngës, mjeku: Ç’ke që më bie në qafë mua…

VIDEO
Pipero qeshi kur në sfond iu vendos kënga e Ermal Mamaqit. Ai tha se mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv janë brilantë.
Featured image of article: “Po mendoj t’i bëj një film”/ Pëllumb Pipero “përballet” me Ermal Mamaqin pas publikimit të këngës, mjeku: Ç’ke që më bie në qafë mua… Pëllumb Pipero dhe Ermal Mamaqi

Tiranë- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, mbërmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasili, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër edhe me Ermal Mamaqin, pasi ky i fundit “i thurri një këngë”. Pipero duke qeshur u shpreh se ka vite që nuk ka takuar Mamaqin, po kryesisht flasin me mesazhe. Ai ka shtuar më tej se të gjithë meritën për këtë situatë, e ka ekipi i mjekëve dhe infermierëve të Spitalit Infektiv.

“Ore unë të kam bërë drejtor banke në Tropojë, ça ke që më bjen në qafë mua…Kushedi sa vite kam pa e takuar, flasim kryesisht me mesazhe, kemi komunikuar vazhdimisht, ma solle ti në studio, sikur e kam tani këtu në tavolinë. Ekipi i sëmundjes infektive i ka të gjitha meritat, është një ekip brilant mjekësh dhe infermirësh të talentuar.Njëri do t’i përfaqësoj ata këtu.”, u shpreh Pipero.

Ndërsa, Mamqi tha: “Me profesorin kemi njohje, jemi miq, Pëllumb Pipero është ëndrra e çdo fisi sepse besoj të gjithë do donin ta kishin dajë apo xhaxha për t’u konsultuar. Tani po mendoj t’i bëj një film”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy ditë më parë,  Ermal Mamaqi, me nota humori bëri një këngë për Pëllumb Piperon, mjekun e njohur, i cili pothuajse çdo ditë flet për situatën dhe jep këshilla. Kënga u bë virale në rrjet.

J.V/Dosja.al

Shto Koment