Politike

“Po mbron 3 kriminelët e Ramës në bashki”, PD denoncon Arta Markun tek KLP, SHBA e BE

Më tej partia më e madhe e opozitës akuzon prokurorinë se nuk po zbaton ligjin, duke zvarritur çështjet dhe duke mos i dhënë opozitës informacionin e kërkuar për procedurën e ndjekur nga organi i akuzës, siç e parashikon ligji.
Featured image of article: “Po mbron 3 kriminelët e Ramës në bashki”, PD denoncon Arta Markun tek KLP, SHBA e BE Agim Kajmaku, Mark Babani, Valdrin Pjetri dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Partia Demokratike, i është rkthyer sërish sot çështjes së dekriminalizimit të kryetarëve të bashkive dhe denoncon Prokurorinë se nuk ka dhënë informacione e ka shkelur ligjin. Në një njoftim për mediat, Partia Demokratike shkruan se që nga 1 gushti ka publikuar prova autentike se kandidatët e Edi Ramës në bashkitë Shkodër, Valdrin Pjetri, Vorë, Agim Kajmaku dhe më bashkinë Vau i Dejës, Mark Babani kanë te kaluar kriminale dhe si të tillë duhet të largohen dhe të ndiqen penalisht për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Më tej partia më e madhe e opozitës akuzon prokurorinë se nuk po zbaton ligjin, duke zvarritur çështjet dhe duke mos i dhënë opozitës informacionin e kërkuar për procedurën e ndjekur nga organi i akuzës, siç e parashikon ligji. PD, e konsideron mosveprimin prej më shumë se 2 muaj të prokurorisë si përpjekje për të mbrojtur me burokraci procedurale dhe vonesa njerëzit e inkriminuar të Edi Ramës në bashki.

Pas mosmarrjes së informacioneve, Sekretari i Përgjitshëm i PD, i ka dërguar një letër dhe Prokurorinë e Përgjithshme, e cila i çohet për dijeni edhe KLP-së që vlerëson punën e Prokurorit të Përgjithshëm, ambasadës së SHBA, BE, OSBE dhe Këshillit të Europës.

“Organi i prokurorisë në shkelje flagrante të ligjit, edhe pse afati është tejkaluar disa herë, ende nuk ka vënë në dispozicion të kërkuesit dokumentacionin e kërkuar, duke na pamundësuar ushtrimin e të drejtave tona ligjore dhe duke mos bërë transparencë për opinionin publik mbi këto raste. “ – thuhet në kërkesën e re për informacion që Sekretari i Përgjithshëm i PD i dërgon Prokurorisë së Përgjithshme.

“Kjo sjellje e organit të prokurorisë ngre dyshime të arsyeshme mbi tentativën shtetërore për marrjen në mbrojtje të personave të inkriminuar që kanë arritur, me mbështetjen e partisë në pushtet, të uzurpojnë funksionet publike, në kundërshtim flagrant me ligjin e dekriminalizimit.”- theksohet në kërkesën e PD.

Duke kërkuar edhe një herë zyrtarisht informacion për procedurat e ndjekura nga prokuroria për të treja rastet, PD u bën thirrje prokurorëve të ngarkuar me këtë çështje, të mos i nënshtrohen presionit politik të Edi Ramës dhe Arta Markut.

“Kapja e qeverisjes nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale, në pushtetin vendor, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, si dhe për vetë sigurinë kombëtare, interesin publik dhe të drejtat e qytetarëve. Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për nisjen e bisedimeve të antarësimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian.”- thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Partia Demokratike ka denoncuar tre kryetarët e zgjedhur të bashkive ne Vorë, Shkdoër dhe Vau i Djeës. Valdrin Pjetrin e Shkodrës, PD publikoi dokumenta që sipas tyre vërtetonin se ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga Italia për trafik droge. Për Agim Kajmakun e Vaut të Dejës se ishte në kërkim nga Greqia për veprën e rëndë të përdorimit të parave të fallsifikuara, gjë që u vërtetua nga gjyqi i zhvilluar pak kohë më parë në Janinë. Për Mark Babanin e Vaut të Dejës, PD shprehej se kishte bërë burg dhe ishte dëbuar për vjedhje makinash në Itali.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment