Bota

Po mblidhte mostrat e Covid-19, vritet punëtori i OBSH në Myanmar

Pyae Sone Win Maung, një shofer 28-vjeçar i OBSH-së është vrarë Myanmar, ndërkohë që po bënte punën e tij në mbledhjen e mostrave.
Featured image of article: Po mblidhte mostrat e Covid-19, vritet punëtori i OBSH në Myanmar Trupi i Pyae Sone Win Maung u dërgua me ambulancë në spitalin Sittwe.

MYANMAR -Një shofer 28-vjeçar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është vrarë në Myanmar, teksa po mblidhte mostrat e Covid-19. Pyae Sone Win Maung, ishte duke ngarë makinën kur u godit me armë zjarri në Rakhine State.

Kombet e Bashkuara thonë se dhjetëra civilë janë vrarë, ndërsa luftimet midis ushtrisë dhe grupit të armatosur etnik të Arkanit u përshkallëzuan javët e fundit. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për vdekjen e shoferit të OBSH-së të hënën. Të dy ushtritë në Myanmar ( Birma) dhe Ushtria Arakan mohojnë se janë përfshirë në këtë sulm. Një zëdhënës ushtarak, tha se forcat e tij nuk kishin asnjë arsye për të sulmuar automjetin e KB.

“Ata po punojnë për ne, për vendin tonë. Ne kemi përgjegjësi për këtë.”- është shprehur ai.

Zyra e KB në Myanmar tha se ishte “trishtuar thellësisht” nga vdekja e shoferit 28-vjeçar, pranë një postblloku ushtarak në qytetin Minbya. Sipas një postimi në Facebook, automjeti shoferi po udhëtonte nga Sittwe në Yangon për të sjellë mostra të Covid-19.

“Unë po përpiqem të qetësohem duke menduar se ai vdiq në krye të detyrës. Ai shkoi atje në mes të luftimeve, kur shumë njerëz nuk guxuan të shkonin.”- tha i ati i shoferit të ndjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vende si Britania e Madhe dhe SHBA kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve mes pandemisë globale të koronavirusit. Më shumë se 80 raste janë raportuar në Myanmar, së bashku me katër vdekje.

174,292 viktima, 2,483,113 të infektuar dhe 663,609 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 43.495 persona dhe 802.159 janë të prekur nga COVID-19. COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,648 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 21,282 viktima

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment