Politike

‘Po mbledhim provat, do e publikojmë shumë shpejt!’/ PD paralajmëron denoncimin e radhës, Bardhi: Një deputeti “oligark” duhet t’i hiqet mandati

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se disponon disa prova se një deputet i PS ka shkelur ligjin dhe duhet të kishte humbur mandatin me kohë, duke pretenduar se ai është pjesë e listës së oligarkëve në vend.
Featured image of article: ‘Po mbledhim provat, do e publikojmë shumë shpejt!’/ PD paralajmëron denoncimin e radhës, Bardhi: Një deputeti “oligark” duhet t’i hiqet mandati Gazmend Bardhi

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka zbuluar në “Abc News” denoncimin e radhës ndaj partisë në qeveri.

Bardhi tha se disponon disa prova se një deputet i PS ka shkelur ligjin dhe duhet të kishte humbur mandatin me kohë, duke pretenduar se ai është pjesë e listës së oligarkëve në vend.

Më tej në fjalën e tij, Bardhi tha se shkelja e ligjit është bërë në Shqipëri dhe se çështja është ende në hetim nga ana e ekspertëve të PD-së deri në mbledhjen e plotë të provave.

Shikoni minutën e 37

PJESË NGA BISEDA:

Mirela Milori: Keni denoncime?

Gazmend Bardhi: Kemi në shqyrtim çështjen lidhur me mandatin e një deputetit të PS. Nuk mund të jap më shumë të dhëna sepse s’jemi në shqyrtim. Po nga ato që kemi parë deri tani një deputet duhet të kishte humbur mandatin me kohë.

Mirela Milori: Për mandatin e dekriminalizimit…?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazmend Bardhi: Për shkelje të ligjit. Është një nga oligarkët që ka Edi Rama në parlament. Ju e dini tre kategori në grupin e PS; një pjesë shumë të mirë, kriminelë dhe të fortë që I marrin votat me 339 dhe 184, ka dhe një oligarkë që përdoren për të sjellë mbrapsht paratë  e keqqeverisjes. Ky është tek kategoria e tretë.

Mirela Milori: Keni prova?

Gazmend Bardhi: Kemi disa prova por jemi duke bërë edhe mbledhje të disa të dhënave të tjera.

Mirela Milori: Shkelja në Shqipëri?

Gazmend Bardhi: Shkelja është bërë në Shqipëri. Kam disa prova, jam duke pritur disa prova të tjera për të konkluduar një qëndrim zyrtar që do ta bëjmë publik shumë shpejt.

Para situatës së pandemisë, Partia Demokratike ka bërë disa denoncime të bujshme lidhur me shkeljet e kryera në ligjin për dekriminalizimin. PD denoncoi se Agim Kajmaku, Mark Babani, Valdrin Pjetri, e disa kryebashkiaktë të tjerë. 

PD publikoi dokumenta që sipas tyre vërtetonin se Pjetri ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga Italia për trafik droge. Për Agim Kajmakun e Vaut të Dejës se ishte në kërkim nga Greqia për veprën e rëndë të përdorimit të parave të fallsifikuara, gjë që u vërtetua nga gjyqi i zhvilluar pak kohë më parë në Janinë. Për Mark Babanin e Vaut të Dejës, PD shprehej se kishte bërë burg dhe ishte dëbuar për vjedhje makinash në Itali.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment