Politike

“Po mbledhim dokumente”, paralajmërimi i Gaz Bardhit: Kemi edhe 7-8 kryebashkiakë rilindas të inkriminuar në listë

I ftuar në Report Tv , Bardhi tha se PD-ja po mbledh dokumentacione për kryebashkiakët e rinj, të cilat pritet ti publikojnë në ditët në vijim.
Featured image of article: “Po mbledhim dokumente”, paralajmërimi i Gaz Bardhit: Kemi edhe 7-8 kryebashkiakë rilindas të inkriminuar në listë Gazmend Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetri, Kajmaku dhe Babani, PD-ja ka edhe 7-8 kryebashkiakë që ka marrë informacione se kanë të shkuar kriminale.

I ftuar në Report Tv , Bardhi tha se PD-ja po mbledh dokumentacione për kryebashkiakët e rinj, të cilat pritet ti publikojnë në ditët në vijim.

Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë pë kryebashkiak. Kryetar Bashkie me të shkuar kriminale. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra”, tha Bardhi.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita ka akuzuar tre prej kandidatëve të opozitës se kanë gënjyer në formualin e dekriminalizimit dhe se kanë precedentë jashtë vendit. Akuzat janë adresuar ndaj Valdrin Pjetrit për Shkodrës, Agim Kajmaku për Vorën dhe Mark Babani për Vaun e Dejës.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment