Aktualitet

Po lufton me vdekjen në spital, kjo është Denisa Dibra, një nga vajzat që u aksidentua mbrëmjen e sotme, bija e gazetarit nga Shkodra sapo ishte fejuar, komenti: Jeta babit…

Denisa, sapo ishte fejuar, më datë 22 gusht dhe kishte zyrtarizuar lidhjen me djalin që i ka rrëmbyer zemrën, siç shihet edhe në foto.
Featured image of article: Po lufton me vdekjen në spital, kjo është Denisa Dibra, një nga vajzat që u aksidentua mbrëmjen e sotme, bija e gazetarit nga Shkodra sapo ishte fejuar, komenti: Jeta babit… Denisa Dibra

TIRANË– Denisa Dibra, 26 vjeçe nga Shkodra është një nga vajzat që mbrëmjen e sotme u aksidentua në mënyrë tragjike. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës pas ngjarjes së rëndë, ku po lufton me vdekjen, ndërkohë që mësohet se është vajza e Edmond Dibrës, gazetarit dhe komentatorit të RTSH-së nga Shkodra.

Denisa, sapo ishte fejuar, më datë 22 gusht dhe kishte zyrtarizuar lidhjen me djalin që i ka rrëmbyer zemrën, siç shihet edhe në foto. Në një koment, spikasin edhe fjalët e të atit. “Jeta e babait,”- shkruan Edmond Dibra krah fotos së vogëlushes së tij që tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme. Dibra ishte në timon në momentin që ndodhi aksidenti tragjik. Katër vajzat po udhëtonin në automjetin e llojit “Golf” në momentin që u përplasën nga pas nga një automjet “Mercedez Benz”, në timonin e të cilit ishte 58-vjeçari Behar Pema. Ky i fundit është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy të rejat që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e plagëve të marra janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, të dyja me origjinë nga Shkodra. Vajza tjetër që ndodhet në spital është Nervida Garunja 23 vjeçe, gjithashtu nga Shkodra. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment