Aktualitet

“Po kujdesen për kolesterolin e të karantinuarëve”/ Artan Hoxha nxjerr foton e menusë së varfër: Shtoni edhe 1 vezë dhe ndonjë fletë qepë, do i hapni namin e keq resortit

FOTO
Artan Hoxha shprehet se ironi se me menunë e mëngjesit autoritetet po kujdesen edhe për nivelin e kolesterolit të të karantinuareve.
Featured image of article: “Po kujdesen për kolesterolin e të karantinuarëve”/ Artan Hoxha nxjerr foton e menusë së varfër: Shtoni edhe 1 vezë dhe ndonjë fletë qepë, do i hapni namin e keq resortit Artan Hoxha

Shqipëri-  Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto në Facebook, për të cilën shprehet se kjo është menuja e mëngjesit të shqiptarëve të kthyer nga Italia, që janë karatinuar në një hotel në Shëngjin. Siç shihet edhe në foto menuja është e varfër, pasi ka vetëm një salçiçe të vogël, një vezë, dy feta buka, pak domate dhe kastravec. Gazetari shprehet se të paktën në menu duhet të shtohet edhe një vezë tjetër dhe bukë.

“Sigurisht, nuk pretendon njeri, qe ti coni per mengjes, salmon te tymosur, apo petulla me mjalt. Por, te pakten shtojuni dhe nje kokerr veze te skuqur me shume, nje fete buke me teper, shoqeruar edhe me ndonje flet qepe, per tu rritur imunitetin… Jo per gje, por do i hapni namin e keq resortit turistik me 5 yje, te prenotuar nga qeveria per karantinim…”, shprehet ai ndër të tjera.

Foto e publikuar nga Artan Hoxha

Reagimi i plotë:

Kjo qe shikoni ne foto, ishte menuja e mengjesit, per shqiptaret e sapo kthyer nga Italia, te karantinuar ne hotel-resortin e Shengjinit… Mesa duket, autoritetet po kujdesen fort edhe per nivelin e kolesterolit te te karantinuareve. Madje, po i mbajne ne diete te rrepte, per te mos patur probleme me obezitetin. Sigurisht, nuk pretendon njeri, qe ti coni per mengjes, salmon te tymosur, apo petulla me mjalt. Por, te pakten shtojuni dhe nje kokerr veze te skuqur me shume, nje fete buke me teper, shoqeruar edhe me ndonje flet qepe, per tu rritur imunitetin… Jo per gje, por do i hapni namin e keq resortit turistik me 5 yje, te prenotuar nga qeveria per karantinim…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa ditë më parë dolën në protestë edhe disa emigrantë shqiptarë që janë karantinuar në një hotel në Pogradec. Ata u shprehën se nuk kishin me çfarë të paguanin hotelin dhe ushqimin dhe kërkonin zgjidhje nga qeveria.

Por çfarë ka deklaruar Rama?

Kryeministri Edi Rama deklaroi se emigrantët pasi të futen në tokën shqiptare do të qëndrojnë 2 javë në hotele, në karantinë. Ai sqaroi se shteti do ju paguajë qytetarëve fjetjen në hotele, por jo ushqimin. 

J.V/Dosja.al 

Shto Koment