Aktualitet

Po kthehej për në shtëpi/ Ky është kambisti që u grabit mbrëmë në Prrenjas, autorët i morën 40 milionë lekë dhe e dhunuan (EMRI)

Mësohet se është grabitur kambisti Bashkim Shegani. Tre autorët i kanë marrë 40 milionë lekë të vjetra.
Featured image of article: Po kthehej për në shtëpi/ Ky është kambisti që u grabit mbrëmë në Prrenjas, autorët i morën 40 milionë lekë dhe e dhunuan (EMRI) Foto ilustruese

PRRENJAS- Bashkim Shegani është kambisti, i cili u grabit mbrëmjen e djeshme në fshatin Katjel të Prrenjasit teksa po kthehej në shtëpi. Tre grabitësit me motorë i dolën para dhe pasi e dhunuan i morën 40 milionë lekë të vjetra.

Më pas, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarje. Policia ka nisur hetimet dhe deri më tani ka shoqëruar 8 persona për këtë ngjarje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në afërsi të fshatit Katjel, ku kambisti Bashkim Shegani ra në duart e grabitësve. Shegani ka dhënë deklaratën e tij në polici, por nuk dihet ende nëse i ka njohur apo jo autorët.

J.V/Dosja.al

Shto Koment